Adnan Januzaj kërkon të largohet nga Real Sociedad këtë verë. Sulmuesi me origjinë shqipatare i ka bërë të ditur klubit bask se nuk është i interesuar për të rinovuar kontratën e cila skadon verën e vitit 2022.
Real Sociedad është i detyruar ta shesë nëse ka në plan të nxjerrë para nga anësori i Belgjikës. Baskët me shumë mundësi do e nxjerrin në shitje 26-vjeçarin, me ofertat, që nuk mungojnë.
Raportimet nga Spanja janë se Galatasaray është opsioni më i mundshëm për Januzajn. Gjigantët e Superligës turke janë gati të kënaqin dëshirat financiare të tij dhe trasferimi nuk është larg. /abcnews.al