Adnan Januzaj ka edhe vetëm një vit kontratë me Real Sociedad dhe shanset më të mëdha janë të mos rinovojë me klubin bask. Ai është në kërkim të një eksperience të re dhe propozimet nuk mungojnë.
Më interesanti shihet të jetë Lazio. TMW raporton se në ditët e fundit ka pasur zhvillime nga të dyja palët. Raiola po diskuton mbi një rinovim të mundshëm me Real Sociedad, por jo vetëm.
Brenda pak orësh, agjenti i 26-vjeçarit do të zhvillojë një takim me presidentin e Lazios, Claudio Lotito për të folur pikërisht për anësorin me origjinë dardane. /abcnews.al