Janku: Në Gjirokastër ndikoi në rezultat mos-eksperienca e arbitrit

schedule23:29 - 23 Janar, 2020

schedule 23:29 - 23 Janar, 2020

Albano Janku, specialist gjykimi, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Java e 18-të e Superiore pati shumë raste të kontestuara dhe Janku foli për të gjitha rastet e dyshimta, duke dhënë mendimet e tij.

PENALLTIA E PARTIZANIT – “Është një moment i cili është gabim i arbitrit, është moment i vështirë, është gjykuar gabimisht nga Beqiri dora e Imamit. Le të themi që Imami e ka prekur me dorë. Është një moment shumë i vështirë në fushë, sepse janë afër. Por me çfarë kemi parë, topi ka rënë në kokën e Ditës. Vetëm në Gjirokastër kanë ndikuar vendimet e arbitrave. Topi bie në kokën e Ditës dhe është e padiskutueshme”.

KARTON I KUQ – “Këmba e Brojës është e shtirë në fushë dhe me të drejtë është karton i verdhë faulli ndaj Gripshit. Vendim i saktë i arbitrit. Kemi një ndërhyrje me bërryl të Brojës më pas në minutën e 39-të. Karton i dytë i verdhë”.

GOLI I LUFTËTARIT – “Kemi një krosim nga krahu i djathtë. Açka shënon dhe për mua është gol i rregullt. Fajin këtu e ka mos-eksperienca e arbitrave. Duhet të jenë më të zgjuar. Obanor nuk ka pretenduar për faull, por ka pretenduar se topi nuk e ka kaluar vijën. Arbitri ka gabuar, e padiskutueshme. Arbitri ka gabuar, le të merremi vesh. Gaboi kryesori dhe mbaroi!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!