Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium” dhe interesimi ka qenë shumë i madh për këtë sfidë. Rreth 15 mijë bileta janë shitur për këtë takim dhe pritet të shiten edhe më shumë në orët e mbetura.
Ende ka radhë të gjata në pikat e shitjes dhe shumë tifozë po presin që të pajisen me bileta. Sfida mes Partizanit dhe Tiranës gjithmonë ka pasur interesim të shumtë, por këtë herë, edhe për faktin që luhet në stadiumin e ri kombëtar, interesimi është shumëfishuar.
Derbi i kryeqytetit është një ndër sfidat e vetme në Shqipëri që arrin të shesë një numër të konsiderueshëm biletash dhe as këtë herë, nuk ka zhgënjyer./abcnews.al