Janë “hija” e Cristiano Ronaldos, njihuni me binjakët që ruajnë portugezin të cilët paguhen me një shifër stratosferike

schedule12:31 - 5 Janar, 2023

schedule 12:31 - 5 Janar, 2023

Cristiano Ronaldo tashmë është lojtari më i paguar në botën e futbollit që pas transferimit të tij te klubi saudit i Al Nassr.

Para pak muajsh, dy roje sigurie të portugezit, të cilët janë binjakë, u bënë të njohur nëpër media. Ata kanë kohë që ruajnë nga afër yllin e futbollit. Ata nuk janë thjesht roje sigurie, por ish-ushtarë të forcave special, të trajnuar sipas disiplinës së rreptë, e cila nënkupton edhe marrjen e një vendimi në një afat kohor të shkurtër.

Sipas informacioneve, paga e tyre mujore që marrin nga Cristiano Ronaldo është 800 mijë euro. Jorge dhe Sergio Ramalheiro kanë shërbyer dikur në Afganistan, por tani janë dy mbrojtësit e Ronaldos dhe lëvizin si hija e tij.

Gjatë prezantimit të CR7 me klubin saudit, ata nuk i shpëtuan kamerave dhe dukeshin qartë shumë pranë yllit portugez.

Që nga momenti i punësimit të tyre, binjakët nuk janë shkëputur asnjëherë nga Ronaldo, duke e shoqëruar atë kudo që shkon. Madje thuhet se ata të dy përdorin dhe teknologjinë satelitore, ku shohin nëse ndonjë gjë e dyshimtë ndodh pranë vendodhjes së portugezit, dhe binjakët shkojnë në vendgjarje gjithmonë përpara policisë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!