Kartëmonedha e 10 mijë lekëshit pritet të dalë zyrtarisht në treg nga 30 qershori i 2021. Vjen me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10,000 lekë mban simbolet e rilindasit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni).
Të ftuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”, Arianit Bajri nga Departamenti i Emisionit, BSH dhe Petraq Papa, dizenjatori i kartmonedhës kanë ndarë disa nga “sekretet” e 10 mijë lekëshit.
“Nga një korriku do të jetë në treg dhe do të jetë një kartmonedhat më të larta me vlerë që ka vendi jonë. Ne nuk kemi pas një prerje kaq të madhe që në vitin 2019 është paralajmëruar që do hidhet në qarkullim për publikun”, tha Bajri.
Ndërsa Papa u shpreh se që të arrinte këtë dizanjë ka bërë pafundësisht vizatime bardh e zi.
“Unë mendoj sesi në çdo fushë të krijimtarisë ka vështirësitë e saj. Unë mendoj që si çdo dizanjer ti do të shpallësh krijimtarinë tënde. Në fillim janë bërë vizatime pafund derisa kam gjykuar se ka përmasat e duhura për të dalë në treg. Unë jam autor vetëm i 10 mijë lekëshit dhe 2 mijë lekëshit”, tha ai.
Më tej, Bajri shtoi se: “Banka ka parasysh që për kartmodhat duhen ngjyra të ndryshme për identifikimin më të lehtë. Nëse keni parasysh kartmonedhat tona, janë ezdauruar të gjitha ngjyrat. Ne përpiqemi që të marrim feedback e publikut që të marrim këto vendime. Për shembull kemi faktin që nga viti 2019 kemi 2 mijë lekëshe me përbërje polimeri dhe kjo ka bërë që të jenë zero falsifikime”./abcnews.al