Janari nis me temperatura të larta.
Meterologia Rezarta Xhakollari tha në “ABC e Mëngjesit”, se do të ketë intervale të gjata.
Xhakollari deklaroi se të premten do të ketë reshje shiu dhe stuhi.
“Është janar tipik. Nis janari me diell, me temperatura të larta. Do të jetë e premtja që do të ketë reshje dhe stuhi. Të mërkurën do të ketë pak reshje, sot dhe nesër reshje nuk do të kemi. Pas 12 janarit, pritet të vijë i ftohi artik polar. Do të kemi reshje bore, në zonat veri dhe verilindje, por jo në kryeqytet. Do të kemi 12-13-14 janar, të ftohtin. Edhe veriu, edhe pse do të ketë dëborë, nuk do të jetë i ftohti ekstrem”, theksoi ajo./abcnews.al