James Rodriguez tregon “tmerrin” në Katar: Në dush duhej të lahesha me rroba

schedule17:14 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 17:14 - 27 Dhjetor, 2023

Ish-ylli i Real Madridit, James Rodriguez pati një periudhë të shkurtër duke luajtur për Al-Rayyan të Katarit. E thënë më butë, futbollistit kolumbian nuk i pëlqeu ajo që pa dhe përjetoi në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për mediat braziliane, Rodriguez ka rrëfyer se çfarë i ka bërë përshtypje dhe e detyroi të largohej.
“Është shumë e vështirë të përshtatesh me jetën dhe kulturën në Katar”, ka thënë fillimisht James për “Globo TV” të Brazilit.

“Për shembull, pas lojës bëjmë dush dhe është zakon që të gjithë të jemi të zhveshur nën dush. Por, në Katar më thanë që nuk duhet të jem lakuriq.
Kisha frikë. Aty kishte shumë gjëra. Nuk më lejohej të haja me dorën e majtë, vetëm me të djathtën”, përfundoi kolumbiani./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!