Në prill, James Rodriguez mbeti pa klub pasi u largua nga Olimpiacos. Kolumbiani shpreson të gjejë një ekip të ri në Evropë në merkaton e verës.
“Në Evropë, sezoni po përfundon dhe klubet nuk po bëjnë ende plane për sezonin e ardhshëm. Dua të qëndroj në Evropë ku mund të luaj çdo tre ditë. Ndihem shumë mirë fizikisht”, tha James për Noticias RCN.
James Rodriguez do të festojë ditëlindjen e tij të 32-të në korrik. Kolumbiani ka luajtur më parë në Evropë për Porto, Monaco, Real Madrid, Bayern Munich, Everton dhe Olympiacos. /G.D abcnews.al/