James Rodriguez i është ofruar Milanit, në Kolumbi janë të sigurt

schedule16:21 - 25 Qershor, 2021

schedule 16:21 - 25 Qershor, 2021

Carlo Ancelotti ishte arsyeja pse ai pranoi ofertën e Everton. James Rodriguez bëri një sezon të mirë në Premier League, ndërkohë që tani pret të mësojë emrin e trajnerit të ri.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që futbollisti kolumbian të ndryshojë skuadër dhe së fundmi ka edhe një pistë konkrete.

Diego Rueda, gazetar në Kolumbi, bën me dije se James i është ofruar Milanit, si pasues për Hakan Calhanoglu që kaloi tek Interi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!