James Mattis në Shkup: Shfrytëzoni referendumin për të afruar vendin drejt BE-së

schedule11:20 - 17 Shtator, 2018

schedule 11:20 - 17 Shtator, 2018

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, gjendet në Shkup, për një vizitë të rëndësishme në prag të referendumit për emrin e Maqedonisë. Shefi i Pentagonit është takuar me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Pas takimit mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Mattis ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e qartë të Shteteve të Bashkuara për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin. “Vendi juaj sapo shënoi pavarësinë. Tani duhet të shfrytëzohet mundësia demokratike për qasje drejt BE-së. Kjo është vota më e rëndësishme historike e vendit tuaj. Ne jemi të gatshëm që t’ju mirëpresim si anëtare e 30-të e NATO-s”, u shpreh shefi i Pentagonit. Ndërsa më tej njoftoi se do të takohet edhe me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov.

Ndërkohë, më herët në një deklarate ku kishte njoftuar vizitën e tij në Shkup, sekretari amerikan i mbrojtjes kishte theksuar se është i shqetësuar për faktin se Rusia mund të tentojë të ndërhyjë në procesin e referendumit në Maqedoni. Gjatë ditëve të fundit, zyrtarë të lartë të SHBA dhe të vendeve europiane e të BE kanë dhënë nga Shkupi mesazhe të qarta për mbështetjen e referendumit të 30 shtatorit, si një hap i rëndësishëm drejt rrugës së integrimit Euro-atlantik të Maqedonisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!