James i sinqertë: Doja të largohesha nga Reali, nuk jam i njëjtë me të tjerët

schedule16:18 - 16 Gusht, 2020

schedule 16:18 - 16 Gusht, 2020

Fantazisti kolumbian, James Rodriguez, duket gjithmonë e më larg Real Madrid. Mëngjarashi nuk ka arritur për asnjë moment të zërë një vend titullari në Madrid, që pas transferimit të tij te “Los Blancos” pas Botërorit të 2014-ës.

Sot, për mediat spanjolle, James është treguar i sinqertë për situatën e tij, ku u shpreh: “Zidane, si çdo trajner tjetër, ka lojtarët e tij të preferuar, është diçka normale.

Por unë ndjej se mua nuk më është dhënë shansi të tregoj vlerat e mia. Vitin e shkuar, doja të largohesha nga Reali, por klubi nuk më lejoi të largohesha”, tha mes të tjerash kolumbiani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!