“Jam Tupac, dua ndihmë”/ Guvernatori akuzon dhe kërkon falje, historia e çuditshme nga SHBA

schedule11:46 - 29 Prill, 2020

schedule 11:46 - 29 Prill, 2020

Guvernatori i Kentucky( shtet në SHBA) i kërkoi falje të martën  një personi me emrin Tupac Shakur, i cili kishte aplikuar si i papunë, duke thënë se ai ishte një shembull i mashtrimit.. shkruan CNN.

Në një konferencë për shtyp të hënën, Guvernatori i Kentucky-së Andi Beshear tha se dikush kishte bërë kërkesë se ishte i papunë nën emrin Tupac Shakur, duke  përdorur kështu identitetin e dikujt tjetër.

“Ai person ka menduar se është diçka qesharake që në fakt është, tha Beshear. “Por për shkak të shakasë së tij ne do na duhet të merremi me probleme të tjera”

Një ditë më vonë, Beshear kërkoi falje pasi zbuloi se ekziston me të vërtetë dikush me emrin Tupac Shakur, me të njëjtin emër si reperi i ndjerë që u qëllua për vdekje në një rrugë në Las Vegas në 1996

“Unë bisedova me të në telefon sot dhe i kërkova falje,” tha Beshear. “Unë i  tregova se si ndodhi. Por është faji im.

Më vjen keq nëse e turpërova ose i shkaktova ndonjë vëmendje që ai nuk e dëshironte. Zoti e bekoftë. “, përfundoj governatori.

Guvernatori tha se shteti tani do të sigurojë që kërkesa e papunësisë e bërë nga Shakur të zgjidhet.

Papunësia është rritur si rezultat i pandemisë pasi bizneset e mbyllura lanë shumë njerëz të papunë.

Midis datave 12 dhe 18 Prill, 4.4 milion njerëz aplikuan për papunësi, sipas Departamentit të Punës të SHBA. Dy javë më parë, aplikuan 6.6 milion njerëz . Që nga 14 Marsi, punëtorët amerikanë paraqitën 26.5 milion kërkesa papunësie.

Kevin Hassett, një këshilltar i lartë ekonomik i Presidentit Donald Trump, paralajmëroi të martën se shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara mund të rritet në mes 16% dhe 20% deri në qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!