“Jam tifoz i Napolit, e urrej Juventusin”, deklarata e prokurorit që hetonte bardhezinjtë

schedule18:08 - 7 Shkurt, 2023

schedule 18:08 - 7 Shkurt, 2023

Erë skandali në Itali. E vërteta është se në 24 orët e fundit ka pasur një konfuzion dhe një tension të përgjithësuar në Itali, në lidhje me një nga prokurorët që u mor me çështjen “Prisma” e cila rezultoi me zbritjen e 15 pikëve nga Juventusi.

Në veçanti, prokurori Santoriello kishte deklaruar hapur në një konferencë katër vite më parë se e urren Juventusin dhe fjalimi i tij tashmë është bërë viral, ku tifozët e Juves thonë se përfshirja e tij në këtë çështje është një skandal madhështor.


“E pranoj, e mbështes dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin. Si prokuror jam kundër Juventusit, kundër vjedhjes në fushë”, kishte thënë prokurori Santoriello.

Një qëndrim që ka shokuar edhe ministrin e Sportit në Itali, Andrea Abodi, i cili ndërhyri në Twitter për të komentuar deklaratat e prokurorit Santoriello: “Pashë, dëgjova dhe sinjalizova, në përputhje me rolet, për kontrollet dhe vlerësimet e duhura. Tani për tani, mendoj se është e drejtë që të ndalem këtu”. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!