“Jam shumë i lumtur për golin”, “heroi” i Italisë në brazimin ndaj kroatëve: Të bëhemi gati për Zvicrën

schedule17:36 - 25 Qershor, 2024

schedule 17:36 - 25 Qershor, 2024

Ishte një barazim me shumë fat. “Të Kaltërit” e Italisë kanë “blinduar” vendin e dytë, në Grupin B, të Euro 2024, teksa në përballjen e mbrëmjen e së hënës, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut arritën të barazonin në sekondat e fundit, sfidën ndaj Kroacisë, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve dhe tashmë do të përballen në raundin e 1/16-ve, me “Helvetët” e Zvicrës.

Padiskutim heroi i “Të Kaltërve” ishtë anësori i sulmit, Mattia Zaçagni, i cili pas ndeshjes bëri një koment të shkurtër për mediat, nga ku Zaccagni tregoi emocionet e tij për golin, por edhe kualifikimin, në fazën me eleminim direkt të Euro 2024.

“Jam shumë i lumtur, ishte një mbrëmje e veçantë. Jam i lumtur për veten dhe ekipin, por edhe për tifozët. Nuk ishte aspak një grup i lehtë. Sapo mbaroi ndeshja po dëgjoja krahasimet me golin e Del Piero-s dhe kjo është fantastike, unë jam rritur duke e parë dhe këto fjalë janë të mrekullueshme për mua. Për mua ky është goli më i rëndësishëm i karrierës. Tashmë shohim përpara, na pret Zvicra dhe le të shkojmë në atë sfidë për të luajtur gjithçka”,- u shpreh anësori italian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!