“Jam rritur duke parë Arsenal, i lumtur dhe krenar”, kapiteni me fjalë zemre

schedule19:47 - 11 Mars, 2020

schedule 19:47 - 11 Mars, 2020

Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka vendosur akoma për të ardhmen. Kapitenit i mbaron kontrata me Arsenal në fund të sezonit të ardhshëm. Klubi londinez i ka afruar rinovimin, por sulmuesi nga Gaboni nuk po nxitohet.

30-vjeçari shpreson të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League, objektiv për të cilin po lufton skuadra e Arteta. Gjithsesi, Aubameyang rrëfen lidhjen e madhe me Arsenalin në një deklaratë për sajtin zyrtar të klubit.

Është shumë e rëndësishme për mua të jem pjesë e Arsenal. Më kujtohet kur isha i vogël dhe e ndiqja shpesh këtë skuadër nga TV. Arsenali kishte shumë kampionë në përbërje. Ndihem i nderuar që mbaj veshur këtë fanellë, jam i lumtur këtu“, deklaron kapiteni i “Topçinjve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!