“Jam plotësisht fajtor”, shtyhet seanca ndaj ushtarit rus: Akuzohet të ketë vrarë një 62-vjeçar të paarmatosur

schedule15:22 - 18 Maj, 2022

schedule 15:22 - 18 Maj, 2022

Gjyqi për krime lufte ndaj një ushtari të ri rus në Ukrainë është shtyrë për të enjten. Kjo pasi një numër shumë i madh gazetarësh ndodheshin sot në sallën e gjyqit në Kiev.

Vadim Shishimarin u paraqit përpara trupës gjykuese, si rasti i parë që gjykohet që prej se Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Ai akuzohet për vrasjen e një 62-vjeçari të paarmatosur civil në rajonin Sumy të vendit.

Shishimarin, sipas raportimeve u deklarua “plotësisht” fajtor ndërsa qëndronte pas një “kutie” xhami në sallën e mbushur të gjyqit në gjykatën e Kievit përballë dhjetëra kamerave. Megjithatë, ai nuk pranoi të fliste kur u pyet nga gjykata.

21-vjeçari, i veshur me një bluzë gri dhe me kokën e rruar, shihej ndërsa dëgjonte përkthyesin e tij teksa i lexonin akuzat. Avokati i tij mbrojtës Viktor Ovsyannikov u ul në të njëjtën stol me përkthyesin.

Edhe familja e viktimës ishte në sallën e gjyqit dhe do të dëshmonte. /abcnews.al/