“Jam i pandalshëm, jam një Porsche pa frena, jam i pathyeshëm. Po, unë fitoj çdo lojë”, janë vargjet me të cilat Partia Demokratike ka zgjedhur t’i ketë refren të fushatës së saj elektorale. Lulzim Basha publikoi mëngjesin e sotëm një video me në sfond këngën e Sia-s, pak orë para se të nisë hapjen e fushatës elektrale në sheshin “Nënë Tereza”.
Nëpërmjet këtyre vargjeve, kryedemokrati kërkon të tregojë se beteja e tij me PS-së do të jetë e fortë dhe se fitorja do të jetë e sigurtë, teksa thuhet: “Jam i pathyeshëm, dhe unë ia dal të fitoj çdo lojë, kaq i fuqishëm dhe i sigurt”.
Teksti i këngës:
Vetëm me buzëqeshje, unë e di shumë mirë se çfarë duhet për të mashtruar këtë qytet
Do ta bëj derisa dielli të perëndojë dhe gjatë gjithë natës
Dhe do të të tregoj atë që dëshiron të dëgjosh
Hiqi syzet e diellit ndërsa unë derdh një lot
Asnjëherë nuk është koha e duhur
Vura mburojën time, për të treguar se sa i fortë jam
Vura mburojën time, për të treguar se këtu jam
Jam i pandalshëm
Unë jam një Porsche pa frena
Jam i pathyeshëm
Dhe unë ia dal të fitoj çdo lojë
Unë jam kaq i fuqishëm
Nuk kam nevojë për bateri për t’ja dalë mbanë
Jam kaq i sigurt
Edhe sot jam i pandalshëm
Vetëm kur jam vetëm mund të qaj me zë
Askush nuk mund ta dijë se çfarë fshihet brenda meje
Sepse është e fshehur shume mirë tek un
E di, e kam dëgjuar që duhet të lësh ndjenjat menjanë pasi kjo është mënyra e vetme që miqësitë të lulëzojnë. /abcnews.al