“Jam një ballist brenda PD-së”, Berisha: Azem Hajdarin do ta shpallim President nderi

schedule18:15 - 19 Nëntor, 2021

schedule 18:15 - 19 Nëntor, 2021

Nga Librazhdi ku ishte në “Foltoren” e radhës, Sali Berisha njoftoi se në datë 11 Dhjetor, ditë që ka thirrur Kuvendin do të nderojë Azem Hajdarin.

Në Kuvendin e 11 Dhjetorit tribuni i pluralizmit Azem Hajdari do të shpallet President nderi i përjetshëm i kësaj partie” tha ai.

Një qytetar pyeti ish-kryeministrin se çfarë do të ndodhë me PD-në pas 11 Dhjetorit? “Jam një ballist brenda PD-së. Sot jam në ditën më të lumtur, pasi thamë një të vërtetë të madhe historike.

Por çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike?” pyeti demokrati.

Ne do ta rithemelojmë Partinë Demokratike” deklaroi Berisha./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!