“Jam mirë, s’kam simptoma. Kthehem shpejt të shijoj jetën”, CR7 qetëson tifozët

schedule16:39 - 16 Tetor, 2020

schedule 16:39 - 16 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me Covid-19 në testet e kryera gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë për sfidat e Nations League. Ylli i Juventusit qëndron i izoluar në një kat të shtëpisë së tij në Torino prej dy ditësh.

Kontakt me pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ka fare dhe me anë të një postimi në “Instagram” ka qetësuar tifozët e shumtë, duke deklaruar se gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka asnjë simptomë.

Siç e shihni, ndodhem në gjendje të mirë. Nuk kam asnjë simptomë dhe mbrëmjen e kaluar fjeta shumë mirë. Dua t’u falënderoj për mesazhet e shumta mbështetëse që më keni dërguar. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt në stërvitje, të luaj dhe të shijoj jetën.

Karantinën po e kaloj në shtëpinë time në Torino. Familja ime jeton në një kat tjetër të shtëpisë, nuk kemi kontakt me njëri-tjetrin. Mjafton të jesh mirë nga koka, asnjë problem nuk ka vlerë kur je mirë aty.

Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi. Tani kam dalë për të marrë ca rreze dielli dhe për të shtyrë pak kohën. Po respektoj protokollin mjekësor, nuk e kam thyer në asnjë moment. Janë thënë gënjeshtra në lidhje me këtë temë“, deklaron ylli portugez i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!