Rastet e dhunës ndaj grave të divorcuara nga ish burrat janë të shpeshta. Madje burrat shqiptarë nuk pyesin as për ligjin duke e përsëritur dhunën edhe në raste kur ish gruaja është e mbrojtur nga gjykata.
Një rast i tillë ka ndodhur në Krujë ku është arrestur një 60 vjeçar për dhunë psikologjike ndaj ish-gruas. Kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata.
“P. H., 60 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata”, thotë policia.
Në Fushë Krujë është arrestuar edhe një 37 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij./Abcnews.al