Dje ishte shumë e paqartë se cilat ishin shkaqet që Eriksen ra në tokë papritur dhe humbi ndjenjat dhe si ishte gjendja e tij. Te Danimarka, pas gjithë interesit të shumtë kanë dalë në një konferencë për shtyp dhe kanë treguar më shumë mbi atë çka ndodhi dhe gjendjes së mesfushorit.
“Si jam? Mendoj se jam më mirë se ju”, ka thënë Eriksen sipas asaj që trego trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand në konferencën për mediet. Pikërisht ky mesazh ishte ajo çka prisnin të gjithë dhe lojtarët tashmë janë shumë më të qetë.
“Ne pamë fytyrën e tij në ekran dhe ai na tha: Ndihem sikur jam gati të shkoj në stërvitje tani djema. Përveç kësaj ai tha se ne duhet të vazhdojmë të liuftojmë për Kampionatin Europian”, shtoi trajneri, që foli edhe në konferencë për mediet she tregoi gjithë rrethanat kritike që përjetuan. /abcnews.al