“Jam më i motivuar se në 2004”, Ronaldo: Mund ta fitojmë Euro 2020, tifozët të besojnë te ne

schedule22:19 - 10 Qershor, 2021

schedule 22:19 - 10 Qershor, 2021

Cristiano Ronaldo shpreson ta drejtojë Portugalinë në triumfin e dytë radhazi të Kampionatit Evropian. Në një intervistë për mediet portugeze kapiteni tregon është i motivuar si kurrë më parë, edhe pse kjo është hera e tij e pestë në këtë garë dhe është fitues i saj në edicionin e kaluar.

 “Jam njësoj i motivuar, ose më shumë sesa isha në vitin 2004. Tifozët portugezë presin të njëjtën gjë gjithmonë, një ekip të motivuar dhe me ambicie. Do shkojmë me mentalitet pozitiv dhe gjërat do shkojnë mirë.

Ekipi dhe gjithë tifozët portugezë duhet të besojnë se do i shkojmë deri në fund. Jam shumë mirë, kam punuar bashkë me shokët e mi të ekipit dhe stafin stërvitor. Jemi të përqendruar”, u shpreh Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!