“Jam me fat që jam gjallë”, serfisti sulmohet e tërhiqet zvarrë nga balena

schedule14:19 - 26 Tetor, 2023

schedule 14:19 - 26 Tetor, 2023

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi, ku një serfist është sulmuar nga një balenë. Balena sulmoi serfistin 55-vjeçar dhe përmbysi dërrasën e tij. Por nuk u ndal me kaq, pasi gjitari e tërhoqi zvarrë nën ujë.

“Të jem i sinqertë, ndoshta më tërhoqi zvarrë disa metra nën ujë. Mendova se gjithçka kishte marrë fund, derisa dalëngadalë dola në sipërfaqe”, tha 55-vjeçari.

“Jam me fat që jam gjallë”, ka thënë Jason Breen, i cili ka kapur ngjarjen tronditëse me kamerën e trupit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!