“Jam me COVID-19”, nëna rezulton e infektuar, djali largohet nga komisioni i votimit në Vlorë

schedule07:26 - 25 Prill, 2021

schedule 07:26 - 25 Prill, 2021

Shqipëria sot voton për të zgjedhur se kush do e qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Në Vlorë, gazetari i ABC Elton Nika raporton se në qendrën e votimit te universiteti një prej komisionerëve është larguar sepse e ëma i ka kërkuar të ikë se është me Covid-19.

Anëtarët e tjerë i kanë kërkuar kryerjen e tamponit dhe të kthehet nëse nëse rezulton negativ. Komisioneri është përfaqësues i LSI-së./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!