Alvaro Morata po kalon një moment të mirë te Juventusi, skuadër ku u rikthye këtë verë dhe po luan rregullisht. Veç kësaj 28-vjeçari edhe po shënon gola të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Spanjolli ka dhënë një intervistë për “El Partidazo de COPE” dhe mes shumë gjërash ka zbuluar se ku do të donte ta përfundonte karrierën e tij si futbollist. Nuk është Juventusi, Real Madrid, Chelsea apo Atletico Madrid.
Këta të fundit janë skuadra e zemrës dhe aktivizimi me ta ishte plotësim i një ëndrre të fëmijërisë. Sulmuesi do të donte ta mbyllte me Getafen, skuadër që e mori nga Atletico në moshë të re dhe i dha mundësin të luante me të me moshat.
“Fanella e fundit do të doja të vishja është ajo e Getafe. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin dhe njerëzit atje. Falë tyre jam ky lojtar që jam sot”, është shprehur Morata, i cili nga Getafe kaloi te Real Madrid U18 verën e vitit 2009. /abcnews.al
??♂️Álvaro Morata en @partidazocope “la última camiseta que me gustaría vestir es la del @GetafeCF. Gracias a ellos hoy soy lo que soy”
— Isaac Fouto (@isaacfouto) November 9, 2020