Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për qëndrimin e tij ndaj kritikave.
“Ndjej pasion, dua të bëj shumë, të arrij në këto 7-8 muaj. Kam humbur kohë.
Nuk më shqetëson kriza e ekipit, është e natyrshme për kampionatin. Duhet të flasim më pak dhe të bëjmë më shumë në fushë.
Kritika është normale, nëse nuk kritikohesh nuk je në krye. Unë jam kritikuar për 25 vjet sepse jam numër një. Dhe jam mësuar me të. Kritikët derdhin benzinë në zjarr dhe kur luani me zjarrin, ju digjeni”, tha Ibrahimovic. /G.D abcnews.al/