Te Manchester United nuk ishte në listën e të pëlqyerve, por te Interi Romelu Lukaku ka gjetur veten është shndërruar në tmerrin e të gjithë mbrojtjeve të Serie A dhe jo vetëm.
Belgu ishte ndër më të mirët në sezonin e shkuar dhe po përmirësohet ende në këtë edicion, teksa ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 2 herë në 18 ndeshje për Interin këtë sezon.
27-vjeçari është koshient për cilësitë e tij dhe për mediet italiane shprehet se e përfshin veten në mesin e 5 sulmuesve më të mirë në botë. Aspak modest sulmuesi i Interit, por është gjykim i drejtë.
“Gjatë pesë muajve të fundit, do ta vendosja veten në listën e pesë sulmuesve më të mirë në botë. Nuk dua të hartoj një listë të të tjerëve, por e shoh veten aty. Më pëlqen futbolli vertikal sepse jam i rrezikshëm kur mund të përballem me portën.
Unë jam i shpejtë dhe mund të dribloj kundërshtarin tim, ose të lëviz në të majtë dhe në të djathtë. Kam luajtur edhe në krah në të kaluarën sepse luaja me skuadra, që u përqendruan shumë në kundërsulm”, u shpreh Lukaku. /abcnews.al