Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas marrjes ne pyetje nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas kontrolleve te kryera nje dite me pare ne kete ministri me urdher te Prokurorisë Speciale.
Peci ju drejtua me nje shkrim ne facebook votuesve te tij, duke thene se eshte i bindur se epilogu i i këtij procesi do të jetë “i njohur” për ta, duke parlajmeruar se nga ky hetim nuk do te dali asnje element qe e fajeson ate dhe detyren qe ka ushtruar. (shfaqet postimi i tij ne facebook)
Intervistimi i Pecit dhe bastisjet e kryera në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë e Veterinarisë, u bënë në kuadër të një aksioni të ndërmarrë lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore.
Peci dyshohet se pa gare, i ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.
Prokurori i çeshtjes Admir Shala ka sqaruar se kontrollet jane pjese e nje hetimi qe lidhen konkretisht me mënyrën e dhënies me qira të kësaj fabrike.
Kompania përfituese u regjistrua vetëm 5 ditë pas publikimit të thirrjes së dytë për aplikim për kontratën për funksionalizimin e fabrikës dhe për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Pronari i saj del të ketë lidhje me tri kompani të tjera, pa ndonjë përvojë në këtë fushë.
Themelues aksionarë të kësaj kompanie ishin kompani të tjera me adresë deri në Beograd të Serbisë.
Ashtu si ministri i Kurtit, ne pyetje u mor te marten edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ndersa Policia e Kosoves tregon se gjate kontrollit u sekuestuan pajisje elektronike (kompjuterë, telefona) dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdherin e Gjykatës.
Nga rradhet e Vetevendosjes ne krahun e kolegut te tyre dolen e shumenominuara per kryetare kuvendi Albulena Haxhiu dhe Donika Gervalla, duke hedhur akuza per veprime ne deme te imazhit te Faton Peçit nga ana e autoriteteve te drejtesise.