Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jam i lumtur te Liverpool, s’kam arsye të largohem nga kjo makineri perfekte”

schedule17:59 - 1 Korrik, 2020

schedule 17:59 - 1 Korrik, 2020

Momo Salah është një nga pikat më të forta të Liverpool. Sulmuesi egjiptian ia doli të plotësonte ëndrrën e tij të madhe: fitimin e Premier League me këtë skuadër. Djemtë e Jurgen Klopp zhvilluan një kampionat spektakolar dhe rikthyen titullin në “Anfield” pas 30 viteve.

28-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me kampionët e Anglisë, Evropës dhe Botës. Ai ndihet për mrekulli dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Në një prononcim për BeIN Sports, Salah flet hapur rreth së ardhmes dhe lumturon tifozët me premtimin e tij.

Nuk arrij ta përshkruaj dot atë që ndjej për arritjen e kësaj fitoreje fantastike. Jam shumë i lumtur te Liverpool, më pëlqen atmosfera këtu, ndryshon nga çdo vend tjetër. E adhuroj faktin që jam pjesë e këtij klubi, shpresoj të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur.

Skuadra jonë është një makineri perfekte, ka një harmoni të madhe midis të gjithë lojtarëve. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Mbajtja e këtij niveli do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur“, deklaron sulmuesi egjiptian i “The Reds”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!