Pasi bëri kalimin e madh në karrierën e tij futbollistike, dita e sotme për Kristjan Asllanin do të mbahet mend gjatë në memorien e tij.
Vetëm 20-vjeç dhe ka nënshkruar me Interin një kontratë 5-vjeçare, me ziklatërtit që besojnë shumë në aftësitë e mesfushorit shqiptarë, i cili pritet të shkëlqejë në “San Siro”.
Menjëherë pasi u prezantuar si lojtari më i ri i zikaltërve, 20-vjeçari shqiptarë ka dhënë edhe intervistën e parë si “Nerazzurrëve”, ndërsa do të vihet menjëherë nënurdhrat e Simone Inzaghit.
“Të jesh këtu është një emocion i mrekullueshëm. Unë jam 20 vjeç, veshja e kësaj fanelle është një emocion unik dhe mezi pres të vesh këtë këmishë dhe t’i jap gjithçka”, ka theksuar Asllani.
Ju keni lindur në Shqipëri por jeni rritur në Itali, a do ta kishit imagjinuar ndonjëherë të mbërrinit në Inter? Jo, kurrë. Unë u largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç, shkova në shkollë këtu dhe fillova të luaja në Itali. Nuk e kisha imagjinuar kurrë.
Nga kush jeni frymëzuar? Si do t’i thoshit vetes? Kur isha fëmijë nuk e lashë kurrë topin. I shikoj të gjitha ndeshjet sepse më pëlqen të vjedh diçka nga çdo lojtar, dhe tani kam fatin të luaj me Brozovic, i cili është një gjysmëmbrojtës shumë i fortë.
Cilat janë synimet tuaja? Unë ende nuk i di qëllimet e mia, mendoj hap pas hapi. Jam i lumtur që kam debutuar në Serie A kaq shpejt, falënderoj Empolin dhe i detyrohem shumë, por tani jam këtu. Do të përpiqem të jap më të mirën time.
Goli i parë në Serie A kundër Interit? Isha shumë i lumtur, por tani jam edhe më i lumtur sepse do të luaj në atë stadium ku shënova.
Çfarë u thoni fansave? Jam gati dhe i them të na mbështesë sa më shumë.
Asllani’s first words as a Nerazzurri ⚫?
Check out the full interview ? https://t.co/gWxluxq1rq pic.twitter.com/4RdS0dkldu— Inter (@Inter_en) June 30, 2022
/f.a/abcnews.al