“Jam i çmendur, e binda me këngë dashurie! Boateng kreu një gjest të madh”

schedule19:57 - 24 Shtator, 2020

schedule 19:57 - 24 Shtator, 2020

Monza do të garojë këtë sezon në Serie B dhe goditja e madhe e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit në merkato është Kevin Prince Boateng. Lojtari nga Gana do të bashkohet sërish me dyshën e famshme, të cilët i kishte drejtues edhe te Milani.

Objektivi i Monzës është ngjitja në Serie A dhe 33-vjeçari do të firmosë një kontratë 1+1. Rreth Boatengut ka folur Adriano Galliani, administratori i deleguar i Monzës, që zbulon se si e bindi lojtarin.

Unë jam i çmendur dhe gjatë çmendurinë time i kam dërguar këngë dashurie Kevin Prince Boateng. Ajo që e goditi më shumë ishte kënga ‘Amici mai’ e Antonello Vendittit, i cili ka një pjesë ku thotë: disa dashuri bëjnë disa xhiro vërdallë dhe rikthehen përsëri.

Dua t’i bëj një lavdërim publik Princit, negociatat në lidhje me rrogën e tij ishin të vështira, pasi një pjesë ja paguan Fiorentina dhe pjesën tjetër Monza. Ai vendosi të heqë dorë nga një pjesë e parave që merr nga Fiorentina, duke kryer një gjest të madh.

Ishte shumë afër firmës me Montreal në MLS, por tani është pjesë e Monzës. Ditën e hënë do të kryejë kontrollet mjekësore dhe më pas do e prezantojmë si lojtarin më të ri të ekipit“, deklaron Adriano Galliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!