Jakup Krasniqi në Hagë, caktohet dita kur do të dalë para Speciales

schedule22:16 - 5 Nëntor, 2020

schedule 22:16 - 5 Nëntor, 2020

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili këtë të enjte ka udhëtuar drejt Hagës së bashku me ish presidentin Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimin pritet që ditën e hënë të dalë para Gjykatës Speciale.

Sipas informacioneve seanca dëgjimore ndaj tij do të fillojë nga ora 11:00.

Aktakuza e ngarkon Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohet këtu. Paraqitja e parë e tij do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Krasniqi të mërkurën është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it, teksa ka njoftuar se i ishte konfirmuar aktakuza nga Specialja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!