Nga Erblina Mile
Biznesi në Shqipëri është i alarmuar nga parashikimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka deklaroi për ABC, se sipërmarrja do të rëndohej, duke iu shtuar një tjetër barrë pas pandemisë. Kostot e energjisë rrezikojnë falimentin e shumë kompanive.
Kostot e biznesit shqiptar rezultojnë të jenë më të lartat në rajon. Sipërmarrja i bën apel qeverisë që të hartojë një plan të mirëfilltë për të shtuar burimet e energjisë në vend. Për shkak të krizës energjetike, biznesi thotrë se është i detyruar të rrisë çmimet e produkteve për qytetarët./ Abcnews.al