Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha të premten se nëse do të urdhëronte ushtrinë të dilte në rrugë dhe të rivendoste rendin, “urdhri do të zbatohet”, duke ngritur pyetje të reja në lidhje me politizimin që po u bën forcave të armatosura.
Duke folur gjatë një interviste në TV, Bolsonaro tha se ai nuk do të “hynte në detaje në ato që po përgatit”. Por shtoi që “nëse do të kishim probleme, ne kemi një plan se si të hyjmë në fushë … forcat tona të armatosura një ditë mund të dalin në rrugë”.
Presioni është rritur mbi presidentin ndërsa pandemia e koronavirusit në Brazil ka dalë jashtë kontrollit. Ai është përballur me kritika të gjera për trajtimin që ka bërë në vend, i cili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara.
Muajin e kaluar, Bolsonaro vuri ish shefin e tij të shtabit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndërroi të tre komandantët e forcave të armatosura si pjesë e një riorganizimi të kabinetit që u prit keq nga oficerët e lartë ushtarakë.
Që nga fitorja e tij në zgjedhjet e vitit 2018, Bolsonaro ka hedhur akuza të pabazuara për mashtrim të votuesve në Brazil, për të cilat kritikët thonë se mund të hedhin bazat për të sfiduar zgjedhjet e ardhshme në të njëjtën mënyrë me idhullin e tij politik, ish-Presidenti e SHBA Donald Trump.