Manchester United dështoi totalisht përballë Sevilla mbrëmjen e shkuar, teksa në “Ramon Sanchez Pizjuan”, “djajtë” u mundën paq me rezultatin 3 me 0, duke i dhënë “lamtumirën”, kompeticioni të dytë më të rëndësishëm për klube në Evrope, UEFA Europa League.
Menjëherë kritikat filluan të binin mbi mbrojtjen, por nuk munguan as pakënaqësitë në fazën ofensive ku si zakonisht objektiv i kritikave është braziliani Anthony. Mirëpo, legjenda e mbrojtjes së Liverpool, Jamie Carragher tha mbrëmjen e djeshme, se braziliani është më produktiv se anësori tjetër, Jadon Sancho, me këtë të fundit që nuk po jep në “Old Trafford” atë çka pritej.
“Antony bëri më shumë në gjashtë muaj sesa Sancho në dy vjet. Por, teksa Anthony merr shumë kritika, Jadon Sancho shumë pak”,- është shprehur në fjalën e tij, ish-mbrojtësi i Liverpool.
Ndërkaq, nëse bëjmë një krahasim në statistikat e lojtarëve, Antony ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 2 asistime në 36 ndeshjet e luajtura këtë sezon për United, ndërsa Sancho ka shënuar vetëm 5 gola e ka asistuar 2 herë në 31 ndeshje, ku edhe pse shifrat nuk janë aspak të kënaqshme për lojtarë të nivelit të tyre, kujtojmë se Sancho është në sezonin e tij të dytë te “djajtë” ndërsa Antony u transferua në “Old Trafford” fillimin e këtij sezoni. /i.m /abcnews.al