Jacques Attali, një ndër 100 mendjet më të ndritura në botë aktualisht, parashikon një krizë ekonomike, më e rënda e dy shekujve të fundit.
Në një intervistë në Abc News për gazetarin Endri Xhafo, Attali tha se për momentin bankat dhe qeveritë po e mbështesin ekonominë, por kjo nuk nuk mund të zgjasë edhe për shumë kohë.
Ai theksoi se ekziston rreziku i një papunësie të lartë që do të sjellë një krizë të paparë.
“Kjo pandemi do të ndryshojë shumë shumë shumë gjëra. Së pari është kriza ekonomike më e rëndë e shekullit të 20-të dhe 21-të ; do të jetë një krizë më e rëndë se ajo e 1929-ës.
Nuk po e kuptojmë ende sa e rëndë kjo krizë është, sepse për momentin Bankat Qendrore dhe qeveritë po bëjnë ç’të munden për të mbështetur ekonominë, çka nuk do ta bëjnë dot edhe për shumë kohë.
Por ekziston këto momente rreziku i një papunësie jashtëzakonisht të lartë dhe deflacioni, dhe i një krize të paparë.
Pra, ka një rrezik të madh të konsiderueshëm që rri varur mbi ne aktualisht, dhe kjo është gjëja e parë për të cilën duhet të ndërgjegjësohemi. E dyta është se me të vërtetë pandemitë ndonjëherë ndryshojnë gjithçka”, tha Attali./abcnews.al