Jaço: Korrupsioni problemi më i madh për ekonominë shqiptare

schedule11:07 - 10 Mars, 2021

schedule 11:07 - 10 Mars, 2021

Dhoma Amerikane e Tregtisë këtë të mërkurë ka bërë një analizë vjetore në lidhje me situatën në të cilën ndodhen bizneset për shkak të Covid.

Presidenti Enio Jaço në fjalën e tij për mediat është shprehur se sfida e madhe e ditëve në vijim është përshtatja me realitetin e ri, pasi  do të ishte naive të besohej se sa të mbarojë pandemia do të kthehemi siç ishte më parë.

“Përpos presionit të pandemisë bizneset amerikanët kanë reduktuar shumë pak numrin e të punësuarve. Bizneset tona kanë injektuar më shumë në vitin 2020 është xhiroja më e lartë ndonjëherë rreth 3.1 miliardë dollarë, lidhet me afrimin e më shumë bizneseve në dhomën tonë”, ka thënë Jaço.

Sipas tij korrupsioni problemi më i madh për ekonominë shqiptare, ai ka theksuar se forcat politike duhet ti kushtojnë vëmendje të veçantë këtij problemi.

“Të gjithë presim që Shqipëria të hapë negociatat me BE, dhe kjo është një potencial për bizneset shqiptare pasi mund të kenë akses në rritje në treguan Europian. Po ashtu me rëndësi është marrëveshja ekonomike mes SHBA dhe Shqipërisë. Në besojmë se do të jetë filli i investimeve të reja. Pra ne mendojmë se është koha për t’i maksimizuar dhe në lidhje me këto në rekomandojmë modernizim të sistemit të taksave , fuqizimin e eksporteve shqiptare pasi kanë nevojë të mbështetet me politika tregtare, fuqizimin e ekonomisë digjitale sepse pas pandemsi çdo ekonomi do ta ketë të vështirë të jetë e suksesshme pa pasur një mbështetje dhe politikë të mirë menduar, dhe e fundit është riaftësive i punonjësve që na duhen për periudhën pos-covid dhe kjo duhet bërë në bashkëpunim me sektori publik dhe privat.

Kërcënimi më i madh i ekonomisë shqiptare vjen nga korrupsioni dhe ne do të inkurajojmë të gjitha forcat politike që të punojnë së bashku. Së fundmi dua të them që kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe ne do të ndërmarrim një hap pikëshënues për politikanë dhe deputetet në Shqipëri që vlerëson qëndrimin e politikanë ve dhe deputetëve në lidhje me agjendën e pro biznesi”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!