“Ja si gënjen Rektori”/ Qëndresa Qytetare: Rankimi ka nisur që në 2020, të dorëhiqen ata që rrënuan universitetet

schedule23:11 - 2 Tetor, 2023

schedule 23:11 - 2 Tetor, 2023

Pas deklaratave të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu  ka reaguar Qëndresa Qytetare e cila më herët publikoi dhe rankimin e  universiteteve.

Qendresa Qytetare thotë se Universiteti I Tiranës merr pjesë për herë të tretë në këtë rankim dhe  në të treja vitet eshtë rankuar në grupin e universiteteve që qëndrojnë në fund të renditjes.

Sipas Qendresës Qytetare dhe dekarata e Rektorit Hoxha  se ky rankim nuk është përfundimtar  është sërish e pavërtetë   dhe tentativë për të fshehur dështimin e tij në një mandat të plotë në qeverisjen e universitetit të Tiranës.

Qëndresa Qytetare thotë gjithashtu; se ky është një moment  që duhet të shërbejë për të reflektuar mbi pikën më të ulët të rankimit universitar dhe moment për dorëheqjen e personave përgjegjës për rrënimin e universiteteve publike, moment për të nisur një kontroll total akademik, adminsitrativ dhe financiar në universitetet shqitpare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!