Ja se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë me limon për 30 ditë

schedule15:45 - 9 Mars, 2023

schedule 15:45 - 9 Mars, 2023

Ju ndoshta keni dëgjuar se uji me limon, nëse pihet me stomakun bosh, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.

Përveç kësaj, limoni ndihmon në alkalizimin e trupit dhe rivendosjen e ekuilibrit të pH në të.

Por çfarë ndodh nëse e pini këtë “pije” aromatike për 30 ditë? Dietologia Jordan Powers Willard ka treguar më shumë rreth efekteve që i sjell trupit tonë.

Siç tregon ajo, uji me limon mund të ndihmojë shumë shëndetin, por edhe bukurinë. Kështu ajo kreu një eksperiment 30-ditor në të cilin e pinte vazhdimisht këtë pije për një muaj, dhe rezultatet i publikoi në një rubrikë në faqen e internetit “Eat This Not That!”.

Nutricionistja tregoi se pinte 8-12 gota ujë me limon në ditë, duke shtuar 30 mililitra lëng limoni në secilën, si dhe tulin dhe lëvozhgën e prerë. Pas një muaji, ajo vuri re se flokët, thonjtë dhe lëkura e saj u forcuan ishin dhe më të shëndetshme.

Përveç kësaj, përdorimi i përditshëm i kësaj pije ndikoi edhe në lëkurën e Jordanit, gjendja e saj u përmirësua në mënyrë drastike. Çehrja u bë dukshëm më e lëmuar, skuqjet në fytyrë u zhdukën edhe në periudhën para menstruacioneve, kur hormonet ndikojnë në krijimin e akneve.

Gjithashtu, gjatë gjithë muajit presioni i gjakut ka qenë brenda kufijve normalë dhe ngërçet e natës në muskujt e këmbëve janë zhdukur.

Një anë tjetër pozitive e pirjes së ujit me limon ishte se ajo mësoi të kontrollonte oreksin e saj dhe simptomat e PMS u lehtësuan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!