Ja pse zgjoheni të uritur në mes të natës

schedule22:45 - 23 Shkurt, 2021

schedule 22:45 - 23 Shkurt, 2021

Ju ka ndodhur të zgjoheni gjatë natës, dhe të dëshpëruar për të ngrënë diçka drejtoheni drejt kuzhinës?  Në mënyrë tipike, trupat tanë e dinë që gjumi dhe ngrënia nuk shkojnë dorë për dorë. Kur bie në gjumë, trupi prodhon nivele të larta të leptinës, një hormon që shtyp oreksin dhe kur zgjohemi, prodhimi i hormonit grelin rritet duke njoftuar trupin se është koha për të ngrënë.

Nëse zgjoheni gjatë natës me dëshirën për të ngrënë diçka, kjo vjen ndoshta për shkak se keni bërë diçka ndryshe atë ditë – mbase keni bërë stërvitje dhe keni djegur shumë energji kalorike ose cilki juaj i gjumit është prishur nga konsumimi i alkoolit. Por vini re se zgjimi gjatë natës bëhet zakon, ka të ngjarë të jetë diçka tjetër, shkruan abcnews.al.

Shkencëtarët thonë se ky model i të ngrënit, i quajtur gëlltitje nate, është shumë më i zakonshëm sesa mund të mendonit. Nicole  Avena, një neuroshkencëtar shprehet se ky zakon ndodh kur njerëzit fillojnë të agjërojnë ose zvogëelojnë në mënyrë dramatike marrjen e ushqimit. “Ata nuk mund ta mbajnë veten gjatë gjithë natës, kështu që trupi i tyre zgjohet natyrshëm.”, thotë ai.

Një studim tregoi  se 51 përqind e njerëzve me bulimi dhe rreth 35 përqind e njerëzve me anoreksi janë të prirur ndaj këtij zakoni. Sipas ekspertëve, arsyeja qëndron tek nevojat e tyre themelore të energjisë që nuk plotësohen. Studime të tjera sugjerojnë se njerëzit e diagnostikuar me depresion dhe ankth  janë më të prirur për të ngrënë natën. /abcnews.al