Ja pse nuk duhet t’i thani rrobat brenda në dhomë!

schedule17:23 - 21 Janar, 2021

schedule 17:23 - 21 Janar, 2021

Jo çdo familje ka luksin të ketë një tharëse rrobash, ndonjëherë nuk ka vend për një makinë kaq të rëndë, dhe nganjëherë nuk ka mjafteshëm para për të blerë një të tillë. E vetmja gjë që mund të bëni me rrobat tuaja është ta hapni ato në nderëse. Nëse tani në dimër, për shkak të motit ju i hapni rrobat në dhomë, nuk duhet ta bëni më. Arsyet jua tregojmë më poshtë.

Lagështia

Nëse i thani rrobat tuaja në ambiente të mbyllura, ju rrisni lagështinë me rreth 30%, sipas Shoqatës së Astmës të Irlandës. Lagështia më e lartë mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të kërpudhave toksike.

Kërpudhat dhe sporet

Këto kërpudha dhe sporet që lëshojnë shpesh nuk janë të dukshme me sy. Si rezultat, një person mund të përjetojë papritmas reagime të rënda alergjike, pa e ditur shkakun. Njerëzit me astmë dhe ata që janë më të ndjeshëm ndaj kërpudhave dhe sporeve për shkak të gjendjes së tyre, mund të përjetojnë një përkeqësim të simptomave të tyre. Kërpudhat gjithashtu mund të kenë një efekt negativ në lëkurë.

Reaksion alergjik

Nëse vuani nga myku dhe sporet në shtëpi, mund të vuani edhe nga ankesa të tjera. Këto mund të duken të parrezikshme në fillim, siç është rrjedhja e hundëve, por mund të bëhen jashtëzakonisht të bezdisshme në planin afatgjatë./e.b-abcnews.al