Ja pse gratë duhet të stërviten më shumë sesa meshkujt!

schedule21:14 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 21:14 - 3 Dhjetor, 2020

Kohët e fundit, në kulmin e popullarizimit të jetesës aktive, shumë njerëz kanë zgjedhur ta bëjnë palestrën aktivitetin e tyre kryesor. Dallimet në trajnimet për gratë dhe burrat janë shumë të mëdha. Dhe kjo, jo pa arsye.

Shumica e grave mendojnë se nëse ushtrojnë me peshat maksimale, atëherë do të kenë muskuj të mëdha. Por kjo është e gabuar dhe në këtë mes hyn testosteroni. Gratë kanë shumë më pak testosteron se burrat. Pra, edhe nëse një burrë dhe një grua ndjekin absolutisht të njëjtën dietë dhe plan stërvitje, për një grua do të duhet më shumë kohë për të arritur të njëjtën masë muskulore si një burrë. Ndaj, grave ju nevojitet më shumë punë sesa buurave, në stërvitje.

Gjithashtu, shumë gra dëshirojnë të bëjnë më shumë ushtrime për pjesën e poshtme të trupit duke harruar krahët, shpatullat dhe gjoksin. Për të arritur një formë të bukur të të gjithë trupit, ata duhet të përqendrohen jo vetëm në vithe dhe këmbë, por edhe në pjesën tjetër të trupit./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!