Humori të zgjat jetën. Njerëzit që kanë sens humori kanë të ngjarë të mos grinden, por edhe nëse kjo ndodh, falë këtij virtyti, shpejt problemet harrohen.
Nëse keni fatin të keni partner një person me sens humori, jeta juaj do të jetë më e bukur sepse ata nuk do t’ju lënë të ndiheni të trishtuar ose në panik, në momente të vështira të jetës. Kjo, sepse edhe kur nuk ka zgjidhje, problemin do ta trajtojë me humor.
Nëse nuk e dini, një person merr më shumë emocione pozitive nga humori sesa nga një ushqim i shijshëm.
Talenti për vizatim, letërsi dhe muzikë, si dhe sensi i mirë i humorit indirekt tregojnë praninë e një inteligjence të mirë te të gjithë njerëzit.
Gratë gjithmonë e shohin inteligjencën si një nga cilësitë më të rëndësishme te partneri, prandaj nuk është për t’u habitur që shakaxhinjtë janë të gjithmonë për zonjat./e.b-abcnews.al