Ja pse duhet të pini një gotë me ujë të ngrohtë në mëngjes

schedule07:50 - 2 Mars, 2021

schedule 07:50 - 2 Mars, 2021

Konsumimi i ujit është i rëndësishëm prandaj përpiqemi të pimë të paktën 1.5 litra çdo ditë. Uji ka përfitime të mëdha dhe duke e nisur ditën me një gotë ujë të ngrohtë me stomak bosh mund të merrni një sërë përfitimesh shëndetësore. Ndoshta kjo do t’ju motivojë të pini më shumë ujë!

Rrit metabolizmin tuaj.

Nëse e filloni ditën tuaj duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me stomak bosh, metabolizmi juaj merr një nxitje. Metabolizmi përcakton shpejtësinë me të cilën trupi shndërron lëndët ushqyese në energji. Plus, sa më shpejt funksionon metabolizmi, aq më shpejt djegni kalori, shkruan abcnews.al.

Lufton bakteret.

Ky zakon i vogël është një ilaç natyral kundër një ftohjeje ose gripit. Për më tepër qetëson dhimbjen e fytit dhe ndihmon në heqjen e gëlbazës në mushkëritë tuaja.

Është një detoks natyror.

Pirja e një gote me ujë të ngrohtë çdo mëngjes ju siguron që t’i nxirrni më shpejt toksinat nga trupi. Nëse dëshironi një rezultat edhe më të mirë, shtoni një copë limoni në ujë.

Është shumë i mirë për lëkurën tuaj.

Uji i ngrohtë ndihmon në shërimin e lëkurës së dëmtuar dhe përmirëson elasticitetin e saj.

Ndihmon kundër dhimbjeve menstruale.

Shumë gra vuajnë nga dhimbjet e menstruacioneve. Uji i ngrohtë bën që gjaku të qarkullojë më shpejt dhe kjo, nga ana tjetër, do të thotë që muskujt mund të relaksohen më shumë, gjë që do të lehtësojë ngërçet tuaja. /abcnews.al