Ja pse disa njerëzve vera u jep dhimbje koke!

schedule21:21 - 20 Janar, 2021

schedule 21:21 - 20 Janar, 2021

Dhimbjet e kokës pasi keni pirë një gotë verë apo çdolloj alkooli janë të zakonshme, por disa njerëz janë më të ndjesëm, që do të thotë dhimbja mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse organizmi juaj e metabolizon alkoolin ndryshe nga shumica e njerëzve për shkak të një ndryshimi gjenetik.

Për shembull, ka variacione në një gjen të njohur si aldehid dehidrogjenaza 2 (ALDH2), e zakonshme në popullatat e Azisë Lindore, që mund të pengojë metabolizimin normal të alkoolit. Ky gjen është gjithashtu përgjegjës pse fytyrat e disa njerëzve bëhen të kuqe kur pinë.

Arsyet më të zakonshme përfshijnë dehidratimin ose rritjen e niveleve të histaminës, një kimikat që trupi juaj bën kur keni alergji që gjithashtu fillon lirimin e acidit të stomakut për të ndihmuar tretjen. Dhimbjet e kokës mund të jenë gjithashtu për shkak të ndjeshmërisë ndaj disa përbërjeve në verëra të caktuara, të tilla si “tiramina, feniletilamina, sulfatet dhe fenolët flavonoide”./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!