12 skuadrat që kanë zënë vendin e dytë në grupet e tyre, do të luajnë në “Play Off” të Kupës së Botës 2022.
Skuadrat janë të ndara në dy grupe dhe do të përballen me njëra tjetrën, sipas shortit.
Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi janë në një grup, kurse Turqia, Polonia, Maqedonia, Ukraina, Austria dhe Çekia në grupin tjetër.
Shorti mbahet me 26 nëntor, kurse vlen të ceket se vetëm tri kombëtare do të luajnë në Kupën e Botës 2022. /abcnews.al/