Karta e debitit është një nga mënyrat më të thjeshta për të bërë blerje kur nuk keni para cash. Por, ka shumë arsye për t’u treguar të kujdesshëm në vendet ku e përdorini, thonë ekspertët e konsumatorit. Më poshtë ne do ju tregojmë vendet ku është mirë të mos përdorni kartë debiti për të paguar.
Kur qëndroni në hotel
Kartat e debitit janë të lidhura me llogaritë bankare. Kur përdorni atë në hotele, punonjësit shpesh do të marrin më shumë para sesa koha që po qëndroni, plus do marrin dhe disa para shtesë në rast se keni tarifa të tjera.
Kur merrni makina me qira
Shërbimet e makinave me qira gjithashtu mbajnë para më tepër nga llogaria juaj, kur përdorni kartë debiti. Për sa kohë ju po përdorni makinën, nuk do të keni qasje në ato fonde. Ky nuk është problem nëse keni shumë para në llogari, por mund të çojë në mbitërheqje nëse nuk keni.
Kur blini online në internet
Përdorimi i kartës suaj të debitit për të blerë nga faqet e internetit gjithashtu mund t’ju vërë në rrezik. Nëse zbuloni një tarifë mashtrimi, mund të jetë më e vështirë të diskutohet kur pagesa bëhet me një kartë debiti në vend të një karte krediti./e.b-abcnews.al