Ja dhurata që Dr. Skerdi i dhuroi të birit për 18-vjetor

schedule19:53 - 31 Korrik, 2024

schedule 19:53 - 31 Korrik, 2024

Dr. Skerdilajd Faria, një figurë shumë e njohur e medias në Shqipëri, edhe pse është një personazh shumë aktiv në rrjete sociale, ai ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të rezervuar për familjen dhe jetën e tij private. Megjithatë, disa vite më parë në ditëlindjen e saj të 18, ai prezantoi me publikun vajzën e tij Elenën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

Në shumë intervista ai ka cekur se është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, ku për këtë të fundit ka zgjedhur një emër tipik shqiptar. Djali i tij quhet Gjergj dhe mbrëmjen e së shtunës, më 27 korrik, ai festoi 18-vjetorin në një festë të madhe me shumë të ftuar, ku sigurisht nuk mund të mungonte edhe i gjithë stafi i KEIT.

Ashtu si motra e tij Elena vite më parë iu bashkua nismës “Edhe unë dua të jetoj” duke dhuruar gjak për fëmijët talasemik në 18-vjetorin e saj, edhe Gjergji donte ta priste këtë 18-vjetor duke iu bashkuar një nisme sociale. Edhe pse i lindur dhe i rritur në Romë dëshira e tij ishte të mbillte një pemë në kryeqytet, ku ftesës së tij për të ardhur në Tiranë për të njohur Shqipërinë dhe për të mbrojtur mjedisin do t’i bashkoheshin edhe 25 miq të tij italianë. Dr. Skerdi Faria, duke vënë kështu edhe njëherë në dukje angazhimin e tij social, mbolli së bashku me ta pranë Kryesisë së Kuvendit jo 1 por 18 rrënjë, kjo jo vetëm për mjedisin por edhe si një mesazh i fortë për të rinjtë shqiptarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

Emigrimi i të rinjve në Shqipëri, qëndrimi i Dr. Skerdit

Në një kohë kur shumë të rinj shqiptarë kërkojnë mundësi jashtë vendit, Dr. Skerdi Faria, themelues dhe CEO i KEIT Day Hospital, ka vendosur ta sjellë ndryshimin duke nisur nga vetja. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit është dëshmuar me veprime konkrete. Në qershor të vitit të kaluar, ai rriti pagat dhe bonuset për herë të dytë pas pandemisë për të gjithë punonjësit e KEIT të cilët janë rreth 200 persona.

Iniciativat e tij në komunitet

Dr. Skerdi, i cili ndan kohën e tij mes Tiranës dhe Romës, ka treguar se mund të jesh një sipërmarrës i suksesshëm dhe një kontribuues aktiv për komunitetin. KEIT është angazhuar në një sërë iniciativash sociale, duke përfshirë mbjelljen e pemëve, dhurimin e ndihmave për familjet në nevojë, ofrimin e bursave për fëmijët dhe organizimin e dhurimeve të gjakut. Ndër veprat e tyre më të rëndësishme përfshijnë sensibilizimin për dhurimin e mbi 4000 njësive të gjakut për fëmijët me talasemi, mbjelljen e rreth 200 pemëve dhe dhurimin e 86 stolave për komunitetin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!