Situata e krijuar prej koronavirusit po bëhet e papërballueshme. Të gjithë janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre dhe po tentojnë të përshtatën me panikun dhe stilin ndryshe. Gennaro Gattuso ka gjithmonë diçka për të thënë. Trajneri i Napolit flet rreth situatës së krijuar për Record, teksa përmend edhe shprehjen e një aktori humori.
“Po përjetojmë diçka të çuditshme, që ndryshon jetën dhe rutinën tonë. Është shumë e vështirë për t’u përballuar mendërisht. E kemi të pamundur të dalim në mbrëmje apo të shkojmë në restorant. Shkollat janë mbyllur, qeveria ka mbyllur gjithçka dhe njerëzit nuk mund të dalin jashtë.
Jemi të gjithë prej të njëjtit mish, prej të njëjtin gjak. Një komik italian, i quajtur Toto, thoshte dikur: ‘Mund të jemi fiksnikë ose të pastrehë, por në fund të gjithë përfundojmë në të njëjtën tokë’. Ky është një virus i heshtur. Shumë persona janë infektuar dhe nuk dinë asgjë”, përfundon trajneri i Napolit. /abcnews.al